Pluhuri afrikan ka krijuar një peizazh të frikshëm në Heraklion dhe Hania të Kretës në Greqi, ku qielli ka marrë ngjyrë portokalli. Siç shihet edhe në foto, pluhuri mbulon thuajse të gjitha zonat e Kretës.
E kombinuar me temperatura të arta, por edhe shi, është krijuar një atmosferë mbytëse për të gjithë banorët.
Mbrojtja Civile e Rajonit të Kretës ka lëshuar rekomandime për qytetarët që të shmangin udhëtimet e panevojshme, veçanërisht personat me probleme të frymëmarrjes ose të zemrës, fëmijët dhe të moshuarit.
Meteorologët vlerësojnë se fenomeni do të vazhdojë të paktën deri të dielën në mbrëmje, kur pritet një dobësim i erërave juglindore që kontribuojnë në transportin e pluhurit në Kretë./rtk
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...