Ai kishte menduar të shpërthente me anë të një pajisjeje derën kryesore dhe më pas të përfitonte nga rrëmuja, për t’u futur në godinë dhe për të ekzekutuar kryeministren me thikë.
“Nr. 10 Downing Street” është rezidenca zyrtare dhe zyra e kryeministrave britanikë. Ajo është ruajtur nga masa të forta sigurie dhe ka një portë në fund të rrugës, ku publiku dhe turistët mund të shkrepin foto të shtëpisë.
“Ne po flasim për një individ që do të kishte vrarë dhe plagosur një numër njerëzish, duke përfshirë zyrtarët e policisë dhe njerëz që mund të ndodheshin rastësisht aty”, tha Dean Haydon, kreu i Komandës kundër Terrorizmit në Policinë Metropolitane.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja