Bashkimi Europian është i hapur, por jo e bindur për propozimin e fundit të bërë nga kryeministri anglez mbi Brexit, tha presidenti i Këshillit Evropian.
Donald Tusk është një ndër zërat kryesore të BE-së që ka shprehur dyshime në lidhje me planin e marrëveshjes së propozuar nga Boris Johnson, transmeton portali arbresh.info
Plani i Johnson do të mbante Irlandën e Veriut në tregun e BE-së vetëm për mallrat, por nuk do të ishte pjesë e bashkimit doganor. Por ajo që ndodh me kufirin midis Irlandës Veriore dhe Irlandës mbetet një pike e nxehtë e debatit.
Kryeministri irlandez Leo Varadkar tha se planet e reja për marrëveshjen e tërheqjes ishin të mirëseardhura, por ‘bien ndesh në shumë aspekte’.
Boris Johnson tha të enjten se ai kishte bërë një “përpjekje të vërtetë për të kapërcyer trazirën” me zyrtarët e BE para se të mbaronte koha për të arritur një marrëveshje në kohë përpara 31 tetorit.
Megjithë premtimin e tij për tu larguar nga blloku me 31 tetor, një ligj i miratuar nga deputetët në Britani të Madhe e detyron atë që të shtyejë Brexitin nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se po synon të arrijë një marrëveshje përfundimtare gjatë samitit të BE-së me 17 tetor./arbresh.info/
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...