Të paktën 83 palestinezë u plagosën kur forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë, plumba gome, si dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit në Bregun Perëndimor.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se tetë persona u plagosën me plumba të vërtetë, ndërsa 10 të tjerë, duke përfshirë një ndihmës mjek në qytetin Beita, u plagosën me plumba gome.
Sipas dëshmitarëve, forcat izraelite qëlluan me plumba të vërtetë, plumba gome dhe gaz lotësjellës në qindra palestinezë pas faljes së namazit të xhumasë pranë Malit Sabih në qytetin Beita.
Përleshje të ngjashme u dëshmuan gjithashtu në qytetin Kafr Qaddum dhe Beit Dajan, ku dhjetëra palestinezë u prekën nga gazi lotsjellës.
Ushtria izraelite gjithashtu shtypi një protestë kundër vendbanimeve në zonën Masafer Yatta në Hebron.
Vlerësimet izraelite dhe palestineze tregojnë se ka rreth 650 mijë kolonë në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet izraelite në territoret e okupuara konsiderohen të paligjshme.
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...