Martin Shkreli, themeluesi i kompanisë farmaceutike “Pharma Bro” është urdhëruar që të kthejë 64 milionë dollarë që kishte fituar pasi kishte rritur çmimin e një ilaçi që shpëton jetë, vendosi të premten një gjykatës federal në Nju Jork.
Shkreli, i cili aktualisht po vuan një dënim me shtatë vjet burg për mashtrim me letrat me vlerë, ka marrë edhe një tjetër goditje, pasi i është ndaluar që të punojë në industrinë farmaceutike, transmeton portal arbresh.info
Shkreli, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave në një burg federal të sigurisë së ulët në Allenwood, Pensilvani, u bë një nga drejtuesit më të urryer në Amerikë, shkruan NY Post.
Në vitin 2015, kompania e Shkrelit, Turing Pharmaceuticals, fitoi të drejtat e Daraprim, një ilaç shpëtimtar që përdoret për trajtimin e infeksioneve që ndodhin te pacientët që vuajnë nga kanceri dhe SIDA.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Shkreli tha në atë kohë se lëvizja “duhet të jetë një investim shumë i bukur për të gjithë ne”.
Ai e mbrojti vendimin si kapitalizëm në punë dhe tha se sigurimet dhe programet e tjera sigurojnë që njerëzit që kanë nevojë për Daraprim do ta marrin atë përfundimisht.
Aksionet e Shkrelit në kompani vlerësohet të jenë rreth 7.5 milionë dollarë.
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...