Është pezulluar takimi i Eurogrupit deri të shtunën ku pritet të rimbledhen ministrat, raporton Euronews.
Bisedimet mes kryeministrit grek, Alexis Tsipras dhe huadhënësve ndërkombëtarë të vendit përfunduan pa arritjen e ndonjë marrëveshjeje.
Athina kishte caktuar një afat deri në mëngjesin e sotëm për të propozuar një plan reformash të pranueshme për huadhënësit, megjithatë tashmë kreditorët e Greqisë kanë përcaktuar si afat të radhës për të zhbllokuar ndihmat e financimit dhe për të shmangur falimentimin që u parapa në të martën e ardhshme.
Gjatë pushimit të drekës së sotme Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz, tha para samitit të BE-së se mbetet optimist deri në sekondën e fundit, ndërsa Tsipras kishte besim që mund të sigurohet një marrëveshje.
Gjithsesi, thuhet se ka pasur irritime në lidhje me refuzimin e Athinës për të arritur kompromise në lidhje me çështje si pensionet, tregjet e punësimit, pagat dhe taksat.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj