Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se lufta tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës do të ndikojë negativisht në ekonominë globale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur rreth zhvillimeve pas mos arritjes së rezultateve nga negociatat tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës, Peskov para gazetarëve në Moskë tha se lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës do të ndikojë negativisht në ekonominë globale.
“Ky ndikim mund të jetë vetëm negativ. Por, nuk duhet të ekzagjerohen efektet e mundshme të kësaj lufte ndaj ekonomisë ruse. Ekonomia jonë nuk po rritet aq shpejt sa ne duam, por po përparon me një ritëm të qëndrueshëm”, tha Peskov.
Sipas tij, “SHBA-të dhe Kina mund të hyjnë në një luftë tregtare, por kjo nuk është lufta jonë. Rusia është e interesuar të zhvillojë marrëdhënie të pavarura me Pekinin dhe Uashingtonin”.
Peskov gjithashtu kritikoi politikën amerikane të “presionit maksimal” kundër Iranit. “Kjo politikë për të zënë ngushtë Iranin në një qoshe nuk do të japë kurrë rezultate. Përkundrazi, negociatat dhe proceset e zgjidhjes arrijnë në pikën e ndalimit”, tha ai.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun