Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se ai nuk është në dijeni se presidenti aktual, Vladimir Putin e ka në plan të garojë për një mandat të ri presidencial në zgjedhjet e vitit 2018.
Peskov iu ka thënë sot gazetarëve në Moskë se është shumë herët të flitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Muajin e kaluar, e përditshmja ruse “Moskovsky Komsomolets” e ka publikuar intervisten me një analist të njohur rus i cili ka spekuluar se Putini mund të jap dorëheqje para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.
Analisti, Solovei është i njohur për parashikimet e tij të sakta rreth vendimeve politike dhe emërimeve të bëra nga Kremlini, transmeton REL.
Intervista me të është botuar më 10 nëntor, por ajo shumë shpejtë është hequr nga faqja e gazetës, pa dhënë ndonjë arsye për këtë.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...