Peshkopi amerikan Michael Curry ka marrë vëmendjen e botës me një fjalim të gjatë dhe të fuqishëm në dasmën e princ Harry dhe Meghan Markle.
Peshkopi i lindur në Çikago foli në mënyrë pasiononte për fuqinë e dashurisë, duke cituar Dr Martin Luther King Jr, transmeton portali arbresh.info.
“Ka fuqi në dashuri, mos e nënvlerësoni”, tha ai.
Fjalimi plot ngjyra dhe i një game të gjerë është parë si një thyerje të rëndësishme të traditës.
Pastori Michael Curry u bë peshkopi i parë me ngjyrë që udhëheqë Kishën Pehkopale, një ekuivalent i Kishës së Anglisë, kur u emërua në vitin 2015.
Ai ka folur për çështjet e drejtësisë sociale në të kaluarën, duke përfshirë të drejtat e LGBT dhe abuzimin seksual.
Marrë parasysh që britanikët janë të njohur si më të ngurtë, pastori arriti t’i bëjë të qeshin të pranishmit./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...