Zyrtarët afganë kanë thënë se pesë persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në provincën perëndimore të Afganistanit, Farah.
Mohibullah Mohib, zëdhënës i një stacioni rajonal në këtë provincë, tha se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë. Ai tha se shpërthimi ka ndodhur të dielën afër kryeqytetit provincial të Farahut.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim, por talibanët janë mjaft aktivë në këtë provincë dhe më herët gjatë këtij muaji e kishin nisur një fushatë sulmesh për ta marrë kontrollin e qytetit Farah.
Militantët e kishin marrë nën kontroll për një kohë të shkurtër një qendër rekrutimi të ushtrisë dhe ia kishin vënë flakën.
Dy civilë e kishin humbur jetën gjatë luftimeve në këtë sulm mes forcave afgane dhe talibanëve. Kundër talibanëve ishin kryer sulme ajrore, të cilat i kishin detyruar militantët të largohen nga qyteti, shkruan “Free Europe”,
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...