Pesë persona u vranë në Izraelin qendror në raundin e fundit të sulmeve me raketa iraniane, sipas shërbimit kombëtar të emergjencave të Izraelit Magen David Adom (MDA).
Katër persona u vranë në qytetin Petah Tikva dhe një person u vra në qytetin Bnei Brak, tha MDA, raporton CNN transmeton Arbresh.info.
Raketat goditën disa vende në Izraelin qendror dhe bregdetar, duke përfshirë ndërtesa banimi.
MDA tha se iu përgjigj katër skenave dhe se dhjetëra njerëz u dërguan në spitale në rajonin qendror.
Vdekjet shtesë e çojnë numrin e përgjithshëm të njerëzve të vrarë në Izrael në 18, që kur të dy vendet filluan shkëmbimin e raketave të premten.
Të paktën 224 persona u vranë dhe 1,277 u shtruan në spital në Iran që nga fillimi i armiqësive, tha të dielën ministria e shëndetësisë e vendit, siç citohet nga media zyrtare e Iranit
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...