Turqia ka vendosur masa të reja për pasagjerët që do të shkojnë atje nëpërmjet linjave ajrore.
Të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në këtë shtet duhet të posedojnë një test negativ për COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, ka thënë se testi duhet të jetë i vjetër për 72 orë dhe me rezultat negativ për koronavirus.
Më herët për të hyrë në Turqi nuk ishte i nevojshëm ndonjë test, transmeton Klan Kosova.
Nga e mërkura ky vendim i ri do të hyjë në fuqi duke filluar për të gjitha udhëtimet drejt këtij shteti si ato tokësore, ajrore dhe nëpërmjet detit shkruan AP.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...