Në Hong Kong ajo që nisi si një protestë paqësore e mijëra vetëve përfundoi në përleshje të shtunën në mbrëmje, ndërsa policia përdori ujë e gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit që sulmuan molotovë e gurë.
Turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur për të shënuar përvjetorin e pestë të asaj që njihet si “Lëvizja e Ombrellave”, një lëvizje që dështoi, por që hodhi bazat për protestat masive që kanë përfshirë aktualisht qendrën financiare.
Të shtunën dhjetëra mijëra vetë u dyndën në një park jashtë parlamentit të qytetit, që ishte vendngjarja e protestave të vitit 2014.
Por një turmë e vogël aktivistësh të një linje të ashpër me maska në fytyrë hodhën gurë e molotov ndaj zyrave të qeverisë qendrore.
Policia u përgjigj duke hedhur në drejtim të tyre ujë, e gaz lotsjellës, gjë që çoi në shpërndarjen e shpejtë të turmës së rebeluar.
Skenat e sotme (e shtunë) të kujtonin atë gjatë Lëvizjes Ombrella, kur turma shpërtheu pasi policia hodhi gaz lotsjellës në një tubim të drejtuar nga studentët.
Si protestat e vitit 2014 dhe ato aktuale janë nxitur nga frika se Pekini po ngushton gjithnjë e më shumë liritë e qytetit gjysmë autonom kinez dhe pamundësisë për t’i zgjedhur vetë drejtuesit e qytetit./ VOA
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...
Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin...
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...