Kriza e BE-së vetëm sa po vjen e po përkeqësohet dhe kjo është dëshmuar edhe sot gjatë samitit në Bratislavë.
Gjatë takimit ka pasur përplasje mes kryeministrit italian, Matteo Renzi, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Francois Hollande, transmeton koalb.com.
Matteo Renzi ka kritikuar ashpër liderët e Frances dhe Gjermanisë, pasi ka këmbëngulur se ata nuk janë duke i dëgjuar pikëpamjet e vendit të tij.
“Unë nuk mund të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Merkelin dhe Hollande, pasi ata vazhdimisht refuzojnë të dëgjojnë pikëpamjet tona mbi ekonominë dhe krizën e refugjatëve”, tha Renzi.
“Kjo nuk është mosmarrëveshje, sepse ata Italinë nuk e shohin me sy të qartë”, shtoi ai.
Renzi gjithashtu ka kritikuar rregullat e BE-së duke këmbëngulur se Gjermania po përfiton nga marrëveshjet më shumë se secili vend tjetër.
“Nuk është xhelozi, por çështja është se rregullat të sigurojë një kthim të investimeve”, tha ai.
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm është një nga prioritetet krysore të qeverisë Italiane, pasi vendi kërcënohet të goditet nga një krizë financiare. /
Aksioni në tregun e automjeteve, Inspektorati i Prishtinës s...
Pa befasi mbyllet xhiroja e 19 në Superligën e Kosovës – Rez...
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025