Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar për shkak të vizitës së fundit të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova në Bullgari dhe fotografimit me presidentin bullgar Rumen Radev “vetëm me flamuj bullgarë”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka thirrur ambasadorin e Republikës së Bullgarisë.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup në takim është shprehur shqetësimi për shkak të devijimit nga protokolli i dakorduar për fotografimin e dy presidentëve dhe është kërkuar sqarim shtesë nga pala bullgare.
Për devijimin nga protokolli është ankuar edhe Presidentja, e cila për mediat vendase ka thënë se megjithatë, ka vendosur që të fotografohet dhe të mos shkaktojë skandal.
Lidhur me ngjarjet ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili i ka paralajmëruar edhe një notë proteste ndaj Bullgarisë.
“Kur kalohet vija e kuqe, atëherë duhet të reagohet”, tha Mickoski, duke shtuar se “nëse nuk reagohet, atëherë ai përjashtim do të bëhet praktikë”.
Reagime ka pasur edhe nga opozita maqedonase, e cila kritikoi veprimet e presidentes Siljanovska-Davkova dhe ministrit Mucunski./euronews.al/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun