SHBA ka pezulluar tarifat dhe sanksionet ndaj Kolumbisë, pasi Bogota u tërhoq dhe ra dakord të pranojë pa kufizime emigrantët e dëbuar.
“Qeveria kolumbiane ka pranuar të gjitha kushtet e Presidentit Trump, duke përfshirë pranimin e pakufizuar të të gjithë të huajve të paligjshëm nga Kolumbia, të cilët janë riatdhesuar nga SHBA, duke përfshirë ata të transportuar me avion ushtarak, pa kufizim apo vonesë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi tarifa 25% për të gjitha mallrat kolumbiane pasi homologu i tij Gustavo Petro ndaloi dy fluturime ushtarake amerikane me emigrantë që të zbarkonin të dielën.
“Këto masa janë vetëm fillimi”, kërcënoi presidenti amerikan, duke akuzuar qeverinë kolumbiane se ka shkelur detyrimin e saj ligjor për të pranuar kthimin e emigrantëve.
Pasi refuzoi avionët, Petro tha se emigrantët nuk ishin kriminelë dhe se duhet të riatdhesoheshin me dinjitet./abcnews.al
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...