Qeveria gjermane ka deklaruar se do të zhvendosë bazën dhe personelin e saj ushtarak nga Turqia, për shkak të mosmarrëveshjeve me Ankaranë zyrtare.
Konkretisht, vendimi i komunikuar nga ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen është marrë pas refuzimit të qeverisë turke për të lejuar deputetët gjermanë të vizitonin bazën në Incirlik.
Bisedimet e zhvilluara mes palëve këtë të hënë në kryeqytetin turk dështuan dhe ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel nuk i mbeti gjë tjetër veçse të konfirmonte mosmarrëveshjet dhe lëvizjen e 250 trupave gjermane dhe pajisjeve ushtarake.
Siç tha ai, arsyeja ishte pikërisht ajo se homologu turk Mevlut Cavusoglu i kishte komunikuar se deputetët gjermanë nuk mund ta vizitojnë bazën.
Ndërkohë, ministrja Von der Leyen deklaroi se prania ushtarake në Turqi do të vendoset në bazën ajrore të Azrakut, në Jordani, vend që ka pranuar kërkesën e Gjermanisë.
Nga baza Incirlik, avionët luftarakë “Tornado” kryejnë misione zbulimi mbi Irak dhe Siri, duke ndihmuar koalicionin e udhëhequr nga SHBA në luftën kundër Shtetit Islamik.
Gjithashtu, Gjermania e përdor bazën edhe për avionin-çisternë, për të furnizuar me karburant avionët luftarakë që marrin pjesë në fushatën kundër ISIS.
Gjatë kohës që do të kryhet zhvendosja do të ketë një ndërprerje të operacioneve, që sipas ministres do të zgjasë disa javë. Qeveria në Berlin pritet të miratojë zyrtarisht transferimin e bazës më vonë gjatë këtij muaji.
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...