Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Bullgari. Mediat vendase raportojnë se dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar.
Sakaq, në aksident janë përfshirë dy trena mallrash, pranë kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje. Një nga drejtuesit e trenit dhe një punonjës i Hekurudhave Shtetërore Bullgare (BDZ) janë dy të vrarët në aksident, tha shefi i policisë së Sofjes.
Kreu i Departamentit të Punëve të Brendshme Lyubomir Nikolov, theksoi se në bordin e dy trenave ishin në total 8 persona.
Pas përplasjes, në njërin prej dy trenave ka rënë zjarr. Ai pohoi se trenat po lëviznin në të njëjtën linjë, ndoshta për shkak të një gabimi në menaxhimin e trafikut./abcnews.al
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...