Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se një kamion me materiale të rrezikshme u përplas me 3 kamionë të tjerë dhe më pas kamioni i 5-të u përplas me katër të tjerët, sipas AP News.
Prej përbërjes së materialeve brenda në kamionë, u raportuan disa shpërthime dhe banorëve pranë vendngjarjes iu kërkua të qëndronin në shtëpi me dritaret e mbyllura për të shmangur ekspozimin ndaj tymit.
Gjithashtu u raportua se autostrada mbeti e mbyllur mëngjesin e së mërkurës për shkak se mund të kishte shpërthime të tjera./abcnews.al
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...