Dreka veneziane nuk u hodh poshtë nga përmbytjet, pasi një restaurant i picave vazhdoi të shërbente përkundër nivelit të lartë të ujit.
Stafi i restaurantit Simons Bar Line ka vazhduar të shërbejë darkë për mysafirët edhe pse lokali ishtë mbuluar nga uji, transmeton portal arbresh.info
Edhe pse rreth 70 përqind e qytetit ishte mbuluar nga uji, në restaurant mysafirët vendoseshin në çdo tavolinë, me një staf të zënë dhe vazhdonin të hanin edhe në mes të ujit.
Në disa filmime të postuara në mediat sociale, klientët shihen duke hyrë në restaurant në Venecia, duke veshut këpucë kundër ujit dhe duke mbuluar këmbët me qese plastike.
Pjesa e vetme e restaurantit që nuk u përmbyt ishte kuzhina, pasi sfati arrit ta mbante të tharë atë.
Rruga jashtë frontit të restorantit dukej se ishte nën ujë edhe më të thellë ndërsa banorët ecnin nëpër nivelet në rritje të përmbytjeve.
Përmbytja e fundit konsiderohet si e katërta më e madhja në historinë e qytetit dhe besohet se ka dëmtuar dysheme mozaikësh dhe kolona prej bronzi Brenda bazilikës së Shën Markut, ku uji ka arritur deri në 35 centimetra./arbresh.info/

Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses