Më shumë se 150 njerëz kanë vdekur pasi reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në dy shtete indiane Uttarakhand dhe Kerala si dhe në pjesë të Nepalit.
Shtëpitë u përmbytën nga gurët që u shkaktuan nga rrëshqitjet e tokës, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Të paktën 50 njerëz, përfshirë pesë nga një familje e vetme, vdiqën në Uttarakhand, rreth 77 persona vdiqën në Nepal, derisa disa të tjerë u raportuan të zhdukur në të dyja vendet.
Shirat më në jug në shtetin Kerala të Indisë gjithashtu shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse, duke lënë 39 të tjerë të vdekur atje.

Gjashtë trupa të tjerë u gjetën të mërkurën në Uttarakhand, duke e çuar numrin e të vdekurve në shtetin e Himalajeve, një vend i njohur turistik, në 52. /arbresh.info/
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë