Të paktën pesë persona kanë vdekur në jug të Brazilit dhe 18 të tjerë janë zhdukur për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve që kanë prekur shtetin e Rio Grande do Sul.
Rreth 100 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe 200 të tjerë po zhvendosen në strehimore, sipas të dhënave nga autoritetet shtetërore. Gjatë orëve në vijim, sasia e reshjeve pritet të mbetet e lartë, ndërsa të gjithë lumenjtë kanë arritur nivele në kufijtë e alarmit.
Në fund të marsit, shirat e dendur në Brazilin juglindor shkaktuan të paktën 25 viktima në shtetet e Rio de Zhaneiro dhe Espirito Santo./abcnews.al
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...
Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, ndërpritet konferenca e...