Zyrtarët e meteorologjisë deklaruan se reshjet pritet të vazhdojnë këtë javë.
Të paktën 57 njerëz humbën jetën në Pakistan për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat musone prej tri ditësh.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive në Pakistan tha se për shkak të përmbytjeve, 19 persona humbën në shtetin Khaybar Pahtunhva në verilindje të vendit, 12 në Sindh, 8 në shtetin Punjab dhe 10 në rajonin Gilgit-Baltistan.
Ndërkaq, mediat lokale raportuan se të paktën 8 persona humbën jetën nga përmbytjet në provincën Baluchistan.
Shumë shtëpi u dëmtuan nga shirat e dendur në Sindh dhe Baluchistan.
Zyrtarët e meteorologjisë deklaruan se reshjet pritet të vazhdojnë këtë javë.
Në Azinë e Jugut, shirat musone që shfaqen në periudhën qershor-shtator, shkaktojnë fatkeqësi natyrore dhe aksidente në shkallë të gjerë çdo vit./AA/
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...