Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi një varkë turistike u përmbys në shtetin jugor Kerala të Indisë.
Numri i të vdekurve mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit po vijojnë ende.
Numri i tepërt shkaktoi përmbysjen e varkës dykatëshe thanë autoritetet vendase për Reuters.
Varka thuhet se mbante rreth 50 persona ose dyfishi i kapacitetit të saj kur u përmbys mbrëmjen e së dielës.
Shumë pasagjerë u bllokuan nën varkë dhe errësira pengoi përpjekjet e shpëtimit, sipas asaj që kanë raportuar mediat lokale. Viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë që ishin në ekskursion.
Të paktën katër persona që u dërguan në spital janë në gjendje kritike. Shumë nga pasagjerët nuk kishin veshur jelek shpëtimi në momentin e incidentit, thanë të mbijetuarit për mediat lokale./abcnews
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...