Mbi 30 persona janë shpëtuar pasi një varkë luksoze u përmbys pranë ishullit Monument, në afërsi të Miami Beach, SHBA.
Sipas mediave amerikane, në bord ndodheshin influencerë, ndërsa varka përshkruhet si një “Lamborghini” në ujë për shkak të dizajnit dhe çmimit të lartë.
Roja Bregdetare e SHBA-së ndërhyri menjëherë pas njoftimit se mjeti lundrues 20 metra i gjatë kishte filluar të marrë ujë. Aksioni i forcave speciale përfundoi me shpëtimin e 32 personave.
Në operacion ndihmuan edhe mjete të tjera private që ndodheshin pranë vendngjarjes. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Pjesa e mbetur iu la një kompanie të specializuar për nxjerrjen e mjeteve të përmbytura. /abcnews.al
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...