Më shumë se 400 emigrantë mendohet të kenë humbur jetën nga përmbytja në ujërat e Detit Mesdhe, pasi anija e stërmbushur përplot me njerëz u fundos përgjatë rrugëtimit nga Egjipti në Itali, njofton Klan Kosova.
Shumica prej 400 emigrantëve në bordin e anijes raportohet se ishin larguar nga Somalia, Etiopia dhe Eritrea duke shpresuar për të arritur në Itali për një jetë më të mirë.
Mediat somaleze, thonë se ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë vetëm 29 pasagjerë nga ujërat pas incidentit tronditës, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë edhe Ambasadori i Somalisë në Egjipt ka thënë për BBC, se mendohet që mbi 400 emigrantë kanë humbur jetën në këtë incident pas fundosjes në ujëra.
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...
Seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt, mungon kryebashkiaku: Do...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Bordi i ZRRE-së n...
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve
Tri raste të kalimit ilegal të kufirit vetëm gjatë një dite ...