Tre civilë afganë janë vrarë gjatë përleshjeve mes trupave kufitare afgane dhe pakistaneze, pranë pikës kufitare në Torkam, tha zëdhënësi i qeverisë de facto talibane në Kabul më 13 gusht.
Përleshjet ndodhën në orët e vona të 12 gushtit, me trupat pakistaneze që hapën zjarr ndaj forcave afgane, tha zëdhënësi për Ministrinë e Brendshme talibane. Ky zëdhënës shtoi se një grua dhe dy fëmijë u vranë gjatë këtij incidenti.
Ushtria pakistaneze ende nuk ka komentuar për këto përleshje të armatosura. Por, një zyrtar i sigurisë, që foli në kushte anonimiteti, tha se tre trupa paramilitare pakistaneze janë plagosur./rel/
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...
Barcelona – Newcastle, formacionet zyrtare
“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës...
Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjyk...
Lista Serbe inkurajon serbët ta respektojnë Ligjin për të hu...
Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashk...