Të enjten (24 korrik), trupat tajlandeze dhe kamboxhiane shkëmbyen zjarr në një zonë të diskutueshme kufitare pranë tempullit “Ta Moan Thom”, duke përshkallëzuar ndjeshëm tensionet mes dy vendeve pas disa javësh përplasjesh diplomatike dhe incidentesh kufitare.
Ushtria e Tajlandës akuzoi Kamboxhian për vendosjen e një droni mbikëqyrës dhe dërgimin e trupave të armatosur në rajon, duke thënë se trupat kamboxhiane hapën zjarr dhe plagosën dy ushtarë tajlandezë.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Kamboxhias deklaroi se ndërhyrja u provokua nga pala tajlandeze dhe trupat kamboxhiane reaguan në vetëmbrojtje.
Më herët këtë javë, një ushtar tajlandez humbi një gjymtyrë nga një minë tokësore e vendosur në të njëjtën zonë, çka solli dëbimin e ambasadorit kamboxhian nga Bangkoku dhe thirrjen e ambasadorit tajlandez nga Phnom Penhi.
Ndërsa kryeministri në detyrë i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, tha se situata ishte delikate.
“Duhet të jemi të kujdesshëm. Ne do të ndjekim ligjin ndërkombëtar”, tha ai.
Kjo përplasje vjen pas një historie të gjatë mosmarrëveshjesh territoriale përgjatë kufirit prej 817 kilometrash midis dy vendeve, me konflikte të përsëritura./rtsh.al
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...
Klubi i madh spanjoll hyn në garë për Goretzka
Kurti pas njohjes nga Bahamas: Njohja e katërt për Kosovën k...
Shqipëria rrit pagën bazë minimale
Zelensky: Ukraina do të përshpejtojë zhvarrosjen e viktimave...
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën