Rreth 800 emigrantë kanë shpëtuar nga vdekja, pasi anija e tyre nga goma ishte prishur në mes të detit, thonë rojet bregdetarë në Itali.
Emigrantët e nisur nga bregu i Libisë drejt Italisë, përkundër motit të keq, kanë udhëtuar me synimin për një jetë më të mirë drejt vendit të BE-së, transmeton arbresh.info.
Rojet bregdetare italiane dhe dy anije shpëtimi të drejtuara nga grupet humanitare, kanë shpëtuar gjashtë gomonë në ujrat ndërkombëtare në brigjet e Libisë.
Emigrantët e shpëtuar janë kryesisht nga Nigeria, Sudani dhe Bangladeshi.
“Ne presim një tjetër vit të rëndë sa u përket emigrantëve”, kanë thënë rojet bregdetare italiane. “Nuk ka shenja se gjërat do të përmisohen. Deri me tani, as në këtë mot të keq nuk kemi pasur pushim. E kemi kaluar javën e plotë duke shpëtuar disa anije me emigrantë”.Arbresh.info
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...