Avokatet e bosit të drogës, Joaquin Guzman, të njohur ndryshe si ‘El Chapo’, kanë deklaruar se shëndeti i tij është përkeqësuar gjatë paraburgimit të tij në SHBA.
59-vjeçari, i akuzuar për drejtimin e një prej perandorive më të mëdha të drogës në botë dhe i cili u arratis dy herë nga burgu në Meksikë, El Chapo mbahet në izolim në Nju Jork që nga ekstradimi i tij me 19 janar, transmeton portali arbresh.info.
Izolimi i tij në Qendrën Korrektuese Metropolitane në Manhatan ka ‘përkeqësuar shëndetin e tij fizik dhe mendor’, kanë theksuar avokatet e tij.
“Ai ka vështirësi në frymarrje, vuan nga dhimbjet e kokës dhe të fytit”, kanë theksuar ato.
Gjithashtu ato kanë shtuar se kohëve të fundit El Chapo ka përjetuar halucinacione.
Avokatet e tij kanë kërkuar nga gjykatësi Brian Cogan që Guzman të lejohet të flasë me gruan e tij përmes telefonit, ose të takojë atë personalisht.
Amnesty International ka dënuar kushtet në të cilat mbahet Guzman. Autoritetet amerikane janë të bindura që Guzman nuk do të ketë asnjë shansë që të lihet i lirë./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit