Përfundoi takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe udhëheqësve evropianë. Takimi me dyer të mbyllura mes presidentit amerikan Donald Trump, udhëheqësve të Bashkimit Evropian, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe liderëve evropianë u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë.
Në një moment, Trump ndërpreu takimin për të telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin, sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild.
Fillimisht, presidenti amerikan kishte njoftuar se do të fliste me Putinin vetëm pas përfundimit të takimeve me udhëheqësit evropianë, por duket se vendosi ndryshe.
Gjatë takimit, pesidenti Trump u kap nga kamerat duke i thënë me qetësi homologut të tij francez, Emmanuel Macron, se mendon se Putini dëshiron të arrijë një marrëveshje për të.
“Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje. Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua, e kuptoni këtë? Sado e çmendur të tingëllojë”, tha Trump, raporton CNN.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se javët në vijim do të tregojnë nëse është arritur përparim për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok