Në përfundim të Samitit të liderëve europianë për Ukrainën të zhvilluar në Londër, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Evropa duhet të riarmatoset urgjentisht.
Gjithashtu nënvizoi se liderët patën një “diskutim të mirë dhe të sinqertë”, duke u ndalur në atë që nevojitet për ta vendosur Ukrainën në një pozicion të fortë.
Ajo thotë se Ukraina ka nevojë për “garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë”, duke mbështetur pozicionet e saj ekonomike dhe ushtarake.
Von der Leyen i dërgoi gjithashtu një mesazh presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke thënë: “Ne jemi gati së bashku me ju të mbrojmë demokracinë, të mbrojmë parimin se ekziston një shtet ligjor që nuk mund të pushtoni fqinjin tuaj ose nuk mund t’i ndryshoni kufijtë me forcë”./abcnews.al
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...