2 mijë e 5 raste të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Gjermani
Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, gjatë kësaj kohe në këtë shtet janë shënuar edhe 78 viktima si pasojë e këtij virusi, ndërsa 5 mijë e 649 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjermania radhitet e 10-ta në botë për nga numri i rasteve të infektuara me COVID-19.
1 milionë e 693 mijë e 712 persona janë infektuar me virus, ndërsa 32 mijë e 498 persona kanë humbur jetën nga ai.
1 milionë e 302 mijë e 600 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 358 mijë e 614 raste janë ende aktive.
Në Gjermani, 33 milionë e 708 mijë e 381 persona janë testuar për COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit edhe në Itali janë shënuar mijëra raste të infektuara me virus.
Gjatë kësaj kohe në këtë shtet janë raportuar edhe 16 mijë e 202 raste të reja të infektuara me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 575 persona.
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...