Kamarieri Wilson Roosevelt Jerman, i cili shërbeu në Shtëpinë e Bardhë për më shumë se 50 vite gjatë administrimit të 11 presidentëve, ka ndërruar jetë nga coronavirusi në moshën 92-vjeçare, shkruan The Hill.
Punën e filloi në vitin 1957 në kohën e presidentit Dwight D. Eisenhower, por në fillim si lustrues këpucësh, ku disa vite më vonë Zonja e Parë, Jackie Kennedy, e ngriti në detyrë duke e bërë kamarier, transmeton Telegrafi.
Gjatë shërbimit të tij mbi pesë dekada në Shtëpinë e Bardhë, Jerman ka qenë subjekt i shumë studimeve historike në politikën e afro-amerikanëve.
Autorja e librit “Nga shtëpiza e robërimit deri te Shtëpia e Bardhë”, Coritta Mitchell nga Universitetit i Ohios, ka njoftuar se Jerman dhe shumë afro-amerikanë të gjeneratës së tij me nderë e kanë kryer një nga punët më të rralla të asaj kohe.
Ajo është e bindur që ai ishte i kënaqur që karrierën e kishte përfunduar në kohën e një presidenti afro-amerikan, Barack Obama.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...