Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë me Papën e ri, Papa Leoni i XIV, kjo është biseda e parë telefonike. Sipas mediave ndërkombëtare, raportohet se Putin i ka shprehur mirënjohje Papës për gatishmërinë e tij për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës ukrainase.
Ndërsa nuk kemi më shumë detaje rreth bisedës së tyre, kujtojmë se Papa i ri ka folur publikisht për luftën në Ukrainë.
Në një nga përshëndetjet e tij të para për pelegrinët italianë, ai tha se mendimet e tij shkojnë te “populli ukrainas i prekur nga sulme të reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”.
Më herët është konfirmuar edhe një telefonatë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...