Presidenti i Afrikës Jugore Cyril Ramaphosa ka ngritur numrin e grave të emëruar në kabinetin e tij me 50 përqind, hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.
“Për herë të parë në histori të vendit tonë, gjysma e të gjithë ministrive janë gra”, tha lideri 66-vjeçar në një fjalim televiziv në Johannesburg, transmeton portali arbresh.info.
Ramaphosa tha se e kishte reduktuar numrin e ministrive në 28 nga 36 sosh sa ishin duke e kombinuar numrin e posteve për të zvogëluar shpenzimet, duke promovuar koherencë më të madhe dhe përmirësim të efikasitetit.
“Të gjithë afrikanët e jugut janë shumë të vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha ekonomike që vendi ynë ka përjetuar dhe kufizimet që ka kjo për financat publike,” tha ai.
Ai tha se “i dha përparësi revitalizimit të ekonomisë gjatë ushtrimit të kujdesit më të madh në përdorimin e fondeve publike”.
Ramaphosa u betua të shtunën si presidenti i gjashtë demokratik i Afrikës së Jugut.
Ai premtoi të ringjallë ekonominë në ngecje, të krijojë vende pune dhe të shpëtojë vendin nga korrupsioni./Arbresh.info/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës