Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Rusi u rrit me 10,559 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në mbarë vendin në 165.929, tha qendra e reagimit ndaj krizës koronavirus të mërkurën.
Ishte dita e katërt radhazi që rastet ishin rritur me më shumë se 10,000, transmeton portali arbresh.info.
Ajo raportoi gjithashtu 86 viktima të reja nga COVID-19, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Rusi në 1.537.
Shkalla e vdekshmërisë është ngadalësuar ditët e fundit dhe mbetet shumë më e ulët, në terma relativë, sesa shumë vende të tjera.
Rusia ka thënë që niveli i saj i ulët i vdekshmërisë ishte sepse shpërthimi i saj ndodhi më vonë sesa në shumë vende të tjera që u dhanë autoriteteve më shumë kohë për t’u përgatitur, si dhe testimi dhe ndjekja e përhapur e infeksioneve, por kritikët kanë hedhur dyshime mbi numrat.
Rusia ka qenë në bllokim të pjesshëm që nga fundi i marsit për të frenuar përhapjen e virusit./arbresh.info/
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...