Pentagoni synon të dërgojë rreth 1 mijë këshilltarë të rinjë luftarakë në Afganistan.
Që në fillim të shkurtit, anëtarët e një brigade të ndihmës së forcave ushtarake nga Fort Benning, Gjeorgji, do të dërgohen për të punuar si këshilltarë luftarakë në Forcat Afgane të Sigurisë Kombëtare. Vendosja e tyre do të sjellë numrin e personelit amerikan në vend në rreth 14 mijë, shkruan “Wall Street Journal”, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët ushtarakë kanë thënë për mediat amerikane se Pentagoni shpreson të rrisë ndjeshëm praninë ushtarake amerikane në Afganistan deri në pranverë, kur edhe fillon “sezona e luftimeve”.
Me operacionet kunër Shtetit Islamik që po zhvillohen në Siri dhe Irak, ushtria amerikane planifikon gjithashtu të dërgojë më shumë helikopterë, mjete tokësore, artileri dhe paisje tjera në Afganistan./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...