Departamenti amerikan i Mbrojtjes e konfirmoi se videot e “dukurive ajrore të paidentifikuara” të realizuara në vitin 2019, janë autentike dhe tregojnë vërtet disa imazhe, të cilat Pentagoni nuk arrin t`i shpjegojë.
Fotografitë dhe videot e objekteve në formë trekëndëshi që vezullojnë dhe lëvizin nëpër re janë regjistruar nga anëtare personeli të marinës amerikane, sqaroi zëdhënësja Sue Gough në një deklaratë për CNN. Ajo konfirmoi se fotografitë e tre objekteve të paidentifikuara fluturuese – njëra në formë “sfere”, një tjetër në formë “koni” dhe një karakterizohet si një “tip balone metalike” – nuk janë të manipuluara.
“Siç kemi thënë më parë, për të ruajtur sigurinë e operacioneve dhe për të shmangur zbulimin e të dhënave që rrezikojnë të përdoren nga kundërshtarë të mundshëm, ne nuk I diskutojmë publikisht detajet e vëzhgimeve ose ekzaminimeve të raportuara në terrenet tona stërvitore apo hapësirën ajrore, përfshirë dhe ato që përcaktohen si fenomene ajrore të paidentifikuara, tha Gough. Fotot dhe videot e marinës amerikane u publikuan nga website-t Mystery Wire dhe Extraordinary Beliefs javën e kaluar, por në internet qarkullonin që prej vitit të kaluar.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...