Një ushtar i operacioneve speciale raportohet të jetë zgjedhur komandant i ardhshëm i forcave amerikane dhe të koalicionit në Afganistan.
Gjenerali Scott Miller do të pasojë gjeneralin John Nicholson, i cili ka mbajtur postin qysh në mars të vitit 2016, raportojnë AP, Reuters dhe Wall Street Journal.
Promovimi i Millerit kërkon konfirmimin nga Senati i Shteteve të Bashkuara.
Miller ka shërbyer si udhëheqës i kontingjentit të operacioneve speciale në Afganistan më 2013-14 dhe në turne luftarake në Irak dhe Somali.
Pentagoni nuk pranoi t’i komentojë raportet.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë detyrën vitin e kaluar, duke shprehur skepticizëm për luftën në Afganistan dhe madje duke përkrahur tërheqjen.
Por, përballë kërcënimit taliban, Trump është zmbrapsur dhe, gushtin e kaluar, ka miratuar një strategji më të ashpër të luftës në Afganistan, e cila është udhëhequr nga Nicholson.
Mbi 2,400 forca amerikane kanë vdekur në luftën 17-vjeçare në Afganistan.
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...