Google ADS

Pasuritë e ngrira të dy bankave të miqve të Putinit në SHBA

18:11 | 6 Mars 2015
Arbresh.info

“Më e goditur është Banka Rossi, të cilës i janë bllokuar të paktën 572.000.000 dollarë në llogari të SHBA-ve”, sipas Ministrisë së Financave. 

“Kjo është 10 për qind e aseteve që banka kishte në vitin 2013, sipas kursit të sotëm të këmbimit”, thonë mediat amerikane.

I janë bllokuar të paktën 65 milionë dollarë bankës SMP, shumë e cila konsiderohet te jetë rreth dy për qind e aseteve të saja nga viti 2013, pjesa më e madhe e të cilës pronësohet nga biznesmenët rus Arkady dhe Boris Rotenberg.

Amerika ka ngrirë pasuritë e dy bankave ruse në vlerë prej rreth 637.000.000 $, për shkak të krizës në Ukrainë, sipas mediave amerikane.

Sipas gazetës Wall Street Journal, këto janë bankat që kontrollohen nga tre miliarderë të cilët janë miq të presidentit rus Vladimir Putin.”

Të dy bankat janë në listën e kompanive ruse dhe institucioneve financiare të cilat Shtetet e Bashkuara i kanë imponuar sanksione ekonomike, duke përfshirë heqjen e vizave dhe ngrirjen e aseteve, për shkak të rolit të Rusisë në krizën e Ukrainës.

Lista përfshin bankat e tjera si Sberbank, Banka e Moskës, Gazprombank, si dhe kompanitë e naftës Gazprom, Lukoil dhe Rosneft.

Shpërndaje në rrjete sociale