Një anije mallrash e gjatë 183 metra, e quajtur “Morning Midas” dhe e menaxhuar nga kompania Zodiac Maritime, është mbytur në ujërat ndërkombëtare të Oqeanit Paqësor, pas një zjarri që shpërtheu më 3 qershor dhe zgjati për rreth tre javë.
Anija kishte nisur udhëtimin më 26 maj nga porti i Yantait në Kinë, me destinacion Meksikën, duke transportuar mbi 3.000 automjete, përfshirë rreth 70 makina elektrike dhe 680 hibride, si dhe sasi të mëdha karburanti dhe vaji.
Sipas agjencisë AP, zjarri dyshohet se nisi në një nga kuvertat ku ndodheshin automjetet elektrike, me gjasë për shkak të baterive litium, të cilat mund të jenë përfshirë në flakë. Pamjet e para tregonin tymin që dilte nga pjesa e pasme e anijes.
Përpjekjet për të shuar zjarrin rezultuan të pasuksesshme, duke detyruar evakuimin e 22 anëtarëve të ekuipazhit.
Pas shpërthimit të zjarrit, anija mbeti në mes të detit, derisa u fundos këtë javë në një thellësi prej rreth 5.000 metrash, afërsisht 700 kilometra larg brigjeve të ishujve Aleutian të Alaskës.
Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë deklaruar se “nuk ka ndotje të dukshme” në sipërfaqe, megjithëse rreziku mjedisor mbetet i lartë për shkak të sasisë së naftës dhe makinave të mbytura.
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë