Kullën e Aifelit në Paris një nga pikat më të vizituara në botë, vizitorët gjithnjë e më shumë po i shmangen pas sulmeve terroriste që ndodhën më 14 nëntor në kryeqytetin francez.
Vitin e kaluar, kullën e Aifelit e kanë vizituar diçka më pak se shtatë milionë njerëz, qka është një rënie prej 2.5 përqind krahasuar me vitin 2014, në të cilin u regjistruan 7.1 milionë turistë ,thuhet nga kompania SETE, e që transmeton AFP.
“Para ngjarjeve tragjike që goditën Francën vizitat janë rritur për një përqind”, thuhet në deklaratë.
Shumica e vizitorëve, gati 80 përqind janë të huaj , kryesisht nga SHBA, Kanada , Britania e Madhe , Spanja dhe Italia, thuhet në deklaratë të SETE.
Kjo kompani ka deklaruar se numri i turistëve nga Amerika e Veriut dhe vendet e Evropës Perëndimore janë të qëndrueshme, por që ka më pak ruse dhe më shumë indianë dhe kinezë , si dhe brazilianë .
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...