Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falenderuar homologun e tij amerikan Joed Biden, menjëherë pas shpalljes së paketës së re ushtarake dhe ekonomike për Kievin.
Nëpërmjet një postimi në Twitter Zelensky shkrehet mirënjohës për ndihmën e dhënë nga Amerika.
“I jam mirënjohës Joe Biden dhe popullit amerikan për mbështetjen që po i japin Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Kjo ndihmë është e nevojshme sot më shumë se kurrë! Ndihma shpëton jetën e mbrojtësve tanë të demokracisë dhe lirisë”, shkruan Zelensky në një postim në Twitter.
Më herët, Biden njoftoi 500 milionë dollarë ndihmë për qeverinë ukrainase dhe 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake . Paketa prej 800 milionë dollarësh do të përfshijë artileri të rëndë dhe drone, së bashku me municione, tha Biden.
Ndërkohë financimi prej 500 milionë dollarësh mund të përdoret nga qeveria e Ukrainës “për të stabilizuar ekonominë e saj, për të mbështetur komunitetet që janë shkatërruar nga sulmi rus dhe për të paguar punëtorët e guximshëm që vazhdojnë të ofrojnë shërbime thelbësore për popullin e Ukrainës,” tha Biden.
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër