
The World Health Organization in Geneva has faced criticism from President Trump over its handling of the pandemic.
Argjentina ka njoftuar se do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), një lëvizje e ngjashme të presidentit amerikan Donald Trump muajin e kaluar.
“Presidenti (Javier) Milei udhëzoi (ministrin e Jashtëm) Gerardo Werthein të tërheqë pjesëmarrjen e Argjentinës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, tha zëdhënësi presidencial Manuel Adorni.
“Ne argjentinasit nuk do të lejojmë që një organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin tonë, aq më pak në shëndetin tonë”, shtoi ai.
Adorni tha se vendimi i Argjentinës bazohej në “dallimet e thella në lidhje me menaxhimin e shëndetit, veçanërisht gjatë pandemisë që … na çoi në bllokimin më të gjatë në historinë njerëzore dhe mungesën e pavarësisë përballë ndikimit politik të disa shteteve”.
Në një deklaratë të lëshuar më vonë nga zyra presidenciale e Argjentinës, OBSH akuzohej se ka shkaktuar dëme ekonomike gjatë pandemisë Covid-19 duke “[promovuar] karantina të pafundme”.
Donald Trump, të cilin Milei e konsideron një aleat ideologjik, njoftoi në ditën e parë të kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar se po tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga OBSH, duke u përballur me kritika nga ekspertët e shëndetit publik./abcnews.al
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...