Sllovakia do të ndalojë përkohësisht importet e drithërave dhe produkteve të tjera nga Ukraina, tha të hënën një zëdhënës i qeverisë.
Vendimi, që do të diskutohet në një takim më vonë të hënën, pason hapa të ngjashëm nga Polonia dhe Hungaria.
Në një zhvillim të veçantë, të dërguarit e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel do të diskutojnë masën e Polonisë dhe Hungarisë, tha një zyrtar i lartë të hënën.
“Ne presim që Polonia dhe Hungaria të ofrojnë një shpjegim dhe do të ketë gjithashtu reagim nga Komisioni Europian”, tha një zyrtar, i cili foli në kushte anonamiteti.
“Ka një çështje dhe presim që Komisioni të bëjë një propozim për këtë. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë në javët dhe muajt e ardhshëm,” tha ai./abcnews
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C