Siria përpiqet të shuajë përleshjet vdekjeprurëse beduine-druze në jug ku sot raportohet për qetësi në Sweida, ku luftëtarët fisnorë thuhet se po tërhiqen.
Banorët raportuan qetësi në qytetin sirian të Sweidës të dielën, pasi qeveria e udhëhequr nga muslamistët deklaroi se luftëtarët beduinë ishin tërhequr nga qyteti kryesisht druz ndërsa Shtetet eBashkuara shtuan thirrjet për t’i dhënë fund luftimeve.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, kërkoi që t’i jepet fund “përdhunimit dhe masakrës së njerëzve të pafajshëm” në Siri, në një postim në X të shtunën.
Nuk pati të shtëna armësh të dielën në mëngjes, sipas banorëve nga periferia e qytetit, ndërsa një burim druz në rajon tha se kishte qetësi në shumicën e zonave.
Raportohet se banorët ende po përballeshin me mungesën e ujit dhe energjisë elektrike, ku si pasojë spitalet janë jashtë funksionit, dhe ka ende shumë të vdekur dhe të plagosur.
Luftimet nisën një javë më parë me përleshje mes luftëtarëve beduinë dhe druzë. Damasku më pas dërgoi trupa për të shuar luftimet, por ata u akuzuan për sulme kundër druzëve dhe u goditën nga sulmet izraelite përpara se të tërhiqeshin sipas një armëpushimi të arritur të mërkurën.
Presidenca siriane kishte shpallur një armëpushim të ri herët të shtunën, por ai shpejt u shndërrua në luftime të reja, duke nënvizuar sfidën me të cilën përballet Presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa në ushtrimin e autoritetit mbi kombin e përçarë sirian./rtk
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë