Një kirurg kinez i rraskapitur nga lodhja është rrëzuar dy herë pas përfundimit të ndërrimit, duke thyer dy dhëmbët e parë nga përplasja e fuqishme. Ai kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale pa ndërprerë për dy javë.
Yang Wenkai, drejtor i kirurgjisë në spitalin kinez Dazhu në provincën Sichuan, thotë se nuk i kujtohet që ka humbur dy herë vetëdijen dhe se është rrëzuar në natën e ndërrimit të moteve
E për ta besuar një gjë të tillë, ai kishte shikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë qartë se çfarë i kishte ndodhur. Pamjet janë filmuar në natën e 31 dhjetorit, ku pasi kishte përfunduar orarin ku kishte punuar më shumë se 16 orë po bëhej gati të shkonte në shtëpi, duke zbritur me ashensor rrëzohet.
Megjithatë ai ngritët në këmbë dhe mezi qëndron e duke ecur nëpër parking në drejtim të veturës, ai rrëzohet sërish ku nga përplasja e fuqishme thyen dy dhëmbët e parë.
Me të parë se çfarë i kishte ndodhur, kolegët që e gjetën të shtrirë pa vetëdije e dërguan në spital për tretman. Aty u konstatua se kishte kryer operacione për dy javë rresht dhe nga lodhja e madhe kishte humbur vetëdijen dhe ishte rrëzuar. /Telegrafi
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...