Një makinë e re luksoze presidenciale ruse u paraqit të mërkurën në Sallonin Ndërkombëtar të Moskës (MIAS).
Ministri rus i industrisë, Denis Manturov dhe shefi ekzekutiv i kompanisë së automobilave, “Aurus Senat”, zbuluan automjetin e ri luksoz të cilin fillimisht e prezantoi presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë ceremonisë për inaugurimin e tij në muajin maj.
Automjeti luksoz pritet të kushtojë 10 milionë rubla ose 147,000 dollarë amerikanë. “Aurus” synon gjithashtu të fillojë prodhimin serial të motorëve elektrike plotësisht jo më herët se në vitin 2020.
Sipas ministrit Manturov, vendet e Lindjes së Mesme do të jenë të parat për të importuar makinat Aurus, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Në vitin 2021 do të kemi një strukturë të re, do të jemi gati për të rritur prodhimin e makinave tona në 5000 njësi, do të jemi në gjendje të plotësojmë kërkesën globale për këto makina”,- tha Hilgert.




Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...