Ushtria venezuelase u shpreh sot në gatishmëri përballë çdo shkelje të kufijve të vendit dhe ritheksoi besnikëri të palëkundur ndaj presidentit Nicolas Maduro, pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump.
“Ushtria do të qëndrojë në gatishmëri përgjatë kufijve (…) për të evituar çdo shkelje të integritetit territorial”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino.
Ai ritheksoi gjithashtu “bindje, nënshtrim dhe besnikëri, të palëkundur të komandës së lartë ushtarake ndaj shefit të shtetit”.
Të hënën, Donald Trump kishte deklaruar se “krerët ushtarakë do të shkojnë drejt dështimit të tyre nëse refuzojnë t’i bashkohen opozitarit dhe presidentit të vetëshpallur Juan Guaido”.
Tragjedi e rëndë në Bosnjë e Hercegovinë: 49-vjeçari dyshohe...
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Mblidhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Irani shtrëngon kontrollin e Hormuzit pasi SHBA-të tërheqin ...